Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ka filluar mbjellja e luleve në hapësirat publike të qytetit

2022/06/30 - 7:59

Edhe këtë vit, si edhe viteve tjera, po i kushtohet vëmendje mirëmbajtjes së ambienteve publike në mënyrë që këto hapësira të duken sa më bukur.

Këto ditë po mbillen lulet në mes të rrugës “Nëna Terezë” nga rreth-rrotullimi deri në dalje të Fushë Kosovës në drejtim të Prishtinës por edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Një kujdes i veçantë po i kushtohet edhe ujitjes së luleve dhe drunjëve. Pjesë e këtyre angazhimeve ishte edhe pastrimi i varrezave të qytetit

Është e rëndësishme që lulet mos të dëmtohen sepse përkujdesja ndaj tyre do të jetë gjatë gjithë sezonit dhe po ashtu edhe kërkesa e vazhdueshme që po e bëjmë që mbeturinat të hidhen vetëm në vendet e caktuara.