Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ka filluar projekti “Ndërtimi i trotuareve në territorin e Komunës së Fushë Kosovës”

2020/07/23 - 1:21

Ky projekt ka për qëllim rregullimin e trotuareve dhe platove në tërë Komunën e Fushë-Kosovës në mënyrë që qytetaret të kenë lëvizje më të lehtë dhe më të sigurtë.

Punët kanë filluar në Fushë-Kosovë dhe në Miradi të Epërme, ndërsa në ditët e ardhshme punimet do të vazhdojnë edhe në fshatrat tjera.