2023/03/09 - 3:09
Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha së bashku me bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësueset nga Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave – QPDG.
Me këtë rast u bë zbulimi i një hapësire dedikuar ekspozitës permanente të punimeve artizanale të krijuara nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kryetari Berisha tha se do të jemi në mbështetje gjithmonë të fuqizimit të tyre në anën ekonomike si dhe shpresën për rindërtimin e jetës së tyre.
Ndërsa Gratë nga Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave e falënderuan Kryetarin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme.