Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Në bashkëorganizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Kompanisë ‘INTEREX’, u organizua programi festiv për nderë të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

2018/06/05 - 2:08

Fëmijë të shumtë kishin mësyrë  ambientet e kompanisë ‘INTEREX’ në Fushë-Kosovë e cila kishte organizuar program të zgjedhur për 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Para një numri të madh të qytetarëve performuan fëmijët me këngët dhe vallet e tyre.

Pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishte edhe Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e komunës së Fushë-Kosovës si dhe valltarët e vegjël të Ansamblit ‘Zëri i Kosovës’, të cilët shfaqën një program të pasur kulturo-argëtues që u mirëprit nga të pranishmit. Pjesë e këtij spektakli ishte edhe një garë që kishte organizuar ‘INTEREX’, e ku Ansambli nga Fushë Kosova u rendit në vendin e parë.