Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komuna e Fushë-Kosovës nënshkroi dy Marrëveshje me Organizatën ‘QATAR CHARITY’

2018/08/16 - 1:32

Sot, më datë 16.08.2017, Komuna e Fushë-Kosovës e përfaqësuar nga Nënkryetari z. Fadil Krasniqi, nënshkroi dy Marrëveshje me Organizatën ‘QATAR CHARITY’ me seli në Prishtinë, të përfaqësuar nga Drejtori z. Mahmoud Abbas Shaker.

Marrëveshja e parë ka për qëllim ndërtimin e 15 shtëpive për familjet me kushte të rënda ekonomike si dhe kushte të rënda të strehimit (banimit), kryesisht për komunitetet RAE.

Marrëveshja e dytë ka për qëllim hapjen e shtatëdhjetë (70) bunarëve për ujë të pijes në komunën e Fushë-Kosovës për familjet të cilat kanë gjendjen e rëndë ekonomike dhe nuk e kanë të siguruar ujin e pijes.