Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës paraqet Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2019-2021

2018/07/06 - 6:12

Pas pranimit të Qarkores Buxhetore, Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Fushë Kosovës ka proceduar Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2019-2021.

Kjo kornizë paraqet planet buxhetore të prioriteteve të Komunës së Fushë-Kosovës për tri vitet e ardhshme, e cila duhet të dorëzohet tek Ministria e Financave deri më datë 30 qershor të këtij viti, ku Kuvendi i Komunës së Fushë-Kosovës ka marrë vendim.

Drejtori i Ekonomisë, Buxhetit dhe Financave në Komunën e Fushë-Kosovës, Ramadan Jashanica, tha se pas mbajtjes së mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa është proceduar për në kuvend Korniza Buxhetore për vitin 2019-2021.

“Kjo kornizë e buxhetit për vitin 2019-2021, bazohet në kornizën afatmesme të shpenzimeve që është aprovuar nga Qeveria e Kosovës. Korniza është hartuar në bazë të strategjisë komunale për zhvillim ekonomik 2016-2020, qarkores buxhetore 2019, 01 të lëshuar nga Ministria e Financave”, tha ai.

“Korniza afatmesme buxhetore do të përcaktojë këto fusha:
Përmbledhja e financimit komunal për vitin 2018- 2021
Vlerësimin e të hyrave nga të gjitha burimet
Vlerësimet e hershme (nëpër kategoritë ekonomike)
Proogrami i investimeve publike”, shtoi Jashanica.

Drejtori Jashanica theksoi se: “Me qëllim të përmbushjes së kërkesës së Qeverisë për përgaditjen e buxhetit në kohën e duhur, është thelbësore që të gjitha drejtoritë të veprojnë në pajtim me afate kohore”, përfundoi ai.

Në tabelat në vijim janë paraqitur: Investimet kapitale, ndarja e buxhetit sipas granteve si edhe masa dhe rekomandime të tjera,

Shpërndarja e granteve është: Granti i përgjithshëm, granti specifik i arsimit dhe granteve të shëndetësis.