Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komuna e Fushë-Kosovës përfituese e donacionit nga GIZ-i gjerman

2022/06/22 - 9:14

Komuna e Fushë-Kosovës është përfituese e donacionit në vlerë prej 405,991.00 euro nga GIZ-i gjerman për skemën “Gara për Mjedis të Pastër”.

Pjesë e këtij përfitimi janë edhe dy kamionë për grumbullim të mbeturinave.

Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi,  drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Maliq Berisha, si dhe menaxheri i Krm “Pastrimi” Fushë-Kosovë Jetmir Berisha, sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtyre kamionëve, ku prezent ishin ambasadori gjerman Jorn Rohde si dhe menaxheri i projektit Stefan Mager.

Në emër të kryetarit Burim Berisha dhe në emër të gjithë qytetarëve të komunës së Fushë-Kosovës e falënderojmë GIZ-in gjerman për këtë donacion.

Kamionët do të jenë në shërbim të Njësisë Operative të Pastrimit në Fushë-Kosovë, për grumbullimin e mbeturinave.