2023/09/05 - 1:25
Komuna e Fushë Kosovë dhe OH “KIF LIRIA” e përfaqësuar nga z. Xhafer Balaj, përmes Memorandum Bashkëpunimit i cili ka pasur për qëllim një donacion nga Suedia, i përbërë me aparatura mjekësore, material shpenzues medicinal, mjete dhe materiale të nevojshme për personat me aftësi të veçanta, e të cilat janë shpërndarë në:
Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë,
Zyrën e Handikap dhe Kryqin e Kuq, Dega Fushë-Kosovë,
Komuniteti Romë, Ashkali dhe Egjiptian,
Shoqata e të verbërve dhe me të pamur të dobësuar me seli në Prishtinë,
Bibliotekën Kombëtare të Kosovës,
Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë,
Klinikën e mjekimit intensiv në Prishtinë dhe
Klinikën e Ortopedisë në Prishtinë.
Komuna e Fushë-Kosovës e falënderon Drejtorin, z. Xhafer Balaj dhe të gjithë bashkëpunëtorët të cilët ndihmuan në realizimin e marrjes dhe shpërndarjes së këtij donacioni.