Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komuna e Fushë- Kosovës shpalli më të mirët në Krijimtari dhe Sport për vitin 2021

2021/12/30 - 12:41

Komuna e Fushë-Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në atmosferë festive organizoi mbrëmjen përmbyllëse ku u bë edhe zgjedhja e krijuesit të vitit, dhjetë sportistët më të dalluar, klubi më i mirë, trajneri më i mirë, gjyqtari më i mirë, punëtori sportiv si dhe shpresa e sportit për vitin 2021.

Në fjalën përmbyllëse të kësaj mbrëmje nënkryetari i Komunës z.Fadil Krasniqi tha se “Komuna e Fushë-Kosovës edhe gjatë këtij viti shquhet për realizimin dhe përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ndaj qytetarëve, në veçanti në fushën e kulturës dhe sportit. Projekte  të shumta janë realizuar këtë vit dukë përfshirë sportin si një nga prioritetet tona.”

Titullin “Krijuesi i vitit 2021” këtë vit komisioni komunal i ndau poetit e veprimtarit të dalluar, mësuesit Nexhat Sadullahu, i cili në opusin e tij ka të botuara pesëmbëdhjetë libra me poezi, dramë, monografi dhe romane. Pllaketën  “Krijuesi i vitit 2021” për poetin Nexhat Sadullahu, e ndau nënkryetari i Komunës, Fadil Krasniqi, bashkë me prof. dr.Jusuf Osmanin.

 

Nasuf Berisha u zgjedh “Sportist i vitit 2021” për komunën e Fushë-Kosovës:

 

 

 

Ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në vitin 2021 kurse e arritura më e madhe e këtij trajneri janë 185 medaljet e fituara. 68 medalje të arta (prej tyre dy Ballkanike), 54 të argjendta(dy prej tyre botërore), si dhe 63 të bronzta të fituara në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

 

 

 

 

Qëndresa ka arritur t’i sjellë gjithsej 14 tituj: 9 medalje të arta, 3 medalje të argjendta dhe 2 medalje të bronzta. Është e renditur si e pesta në ranglistën botërore të Karatesë me gjithsej 730 pikë olimpike të grumbulluara.

Ndër dhjetë sportistët më të dalluar janë veçuar:

  1. Ilirida Gashani  – Volejbolliste
  2. Enkel Hamiti – Karateist
  3. Muhamedin Veseli – Klubi i Xhudos “SANKAKU”
  4. Sibora Gashani  – Volejbolliste
  5. Muhamet Shainoviq – Boksier i klubit “Fushë-Kosova”
  6. Blend Qyqalla – Futbollist i FC “KOSOVARI”
  7. Ilir Jashanica – Basketbollist i “KB KOSOVARI”
  8. Vlera Gërguri – anëtare e klubit të Gjimnastikës “Fushë-Kosova”
  9. Dren Ibrahimi  – Karateist i klubit “MARTIAL ARTS”  në Fushë-Kosovë.

 

Komuna e Fushë-Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, iu uron sportistëve suksese edhe më të mëdha në vitin vijues, duke u zotuar se do t’i përkrahin dhe do t’i mbështesin pandalshëm.