Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komuna e Fushë-Kosovës shpalli më të mirët në Sport për vitin 2020

2020/12/24 - 8:22

Komuna e Fushë-Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në sallën e Kuvendit të Komunës ka zgjedhur, dhjetë më të mirët në sport, klubi më i mirë, trajneri më i mirë, referi më i mirë, si dhe sportisti i vitit 2020 për komunën e Fushë-Kosovës.

Në këtë manifestim nënkryetari  i Komunës z.Fadil Krasniqi në fjalën përmbyllëse tha se Komuna e Fushë-Kosovës edhe këtë vit shquhet për realizimin dhe përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ndaj qytetarëve, në veçanti në fushën e kulturës dhe sportit. Projekte të shumta janë realizuar këtë vit dukë përfshirë sportin si një nga prioritetet tona, gjitashtu Drejtoresha Nurije Avdiu ju premton sportistëve përkrahje të vazhdueshme në zhvillimin e aktivitetve të tyre sportive për vitin 2021.

Fitues në sport ishin:

Ndër dhjetë sportistët më të dalluar janë :

  1. Lirigzon Maloku  – Futbollist, gjithsej 18 gola të realizuara dhe bartës kryesor i rezultateve të mira për vitin 2020.
  2. Art Veseli  – Xhudist i klubit Sankaku/ fitues i shumë medaljeve, kampion i Kosovës i pakontestuar.
  3. Dren Ibrahimi – Karateist i klubit Martial Arts Fushë Kosova, kampion i Kosovës dhe fitues i shumë turneve brenda vendit.
  4. Duarza Ivanja  – Atlete e klubit të atletikës Kalaja, Sprintere dhe kampione e shumëfisht e Kosovës.
  5. Valza Gashi – Karateiste  e Klubit të Karatesë Fushë Kosova e arritur kulminante për vitin 2020 është e renditur e 28-ta në ranglistën botërore.
  6. Rinesa Osmani – Karateiste  e Klubit të Karatesë Fushë Kosova e arritur kulminante për vitin 2020 është e renditur e 35-ta në ranglistën botërore.
  7. Vjosa Gashi – Volejbolliste e Klubit të Volejbollit Fushë Kosova
  8. Enkel Hamiti – Karateist i klubit Martial Arts Fushë Kosova,kampion i Kosovës dhe fitues i shumë turneve brenda vendit
  9. Zana Jusufi – Volejbolliste e Klubit të Volejbollit Fushë Kosova.

Sportiste e vitit 2020 për Komunën e Fushë-Kosovës:

 Komuna e Fushë-Kosovës, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, iu uron sportistëve suksese edhe më të mëdha duke u zotuar se do t’i përkrahë dhe do t’i mbështes pandalshëm edhe në vitin vijues.