Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komuna lidh Marrëveshje Mirëkuptimi me MAPL-në për Qendrën Kulturore Rekreative dhe Sportive tek pishat e Sllatinës

2018/03/29 - 2:26

Marrëveshja e mirëkuptimit e arritur në mes të MAPL-së dhe Komunës së Fushë-Kosovës ka për qëllim realizimin e projektit me titull: “Ndërtimi i stazave në Qendrën Rekreative”. Në këtë projekt komuna do të ndajë 100 mijë euro, ndërsa MAPL 50 mijë. Projekti ka të bëjë me vazhdimin e ngritjes së Qendrës Kulturore Rekreative dhe Sportive tek pishat e Sllatinës. Projekti në fjalë është shumë i rëndësishëm për komunën tonë në të cilin do të punohet edhe për disa vite me radhë, do të ketë shtigje për biçikleta, shtigje për këmbësorë, për vrapim, kënde për lojëra për fëmijë, fushë sporti, e të ngjashme.