Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komunitetit Egjiptian, urime dita nacionale – 24 Qershori

2022/06/24 - 4:13

Në emër të Komunës së Fushë-Kosovës, Kryetari z. Burim Berisha uron komunitetin Egjiptian për ditën nacionale – 24 Qërshorin, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe shumë suksese.

Komuna e Fushë-Kosovës me shumë kënaqësi gjithmonë ka ofruar bashkëpunim në interes të këtij komuniteti dhe tani do ta ketë edhe më të lehtë sepse në komunën tonë në bashkëqeverisje lokale kemi përfaqësues nga radhët e komunitetit Egjiptian në pozitën e Zv.Kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Bashkim Krasniqi.

Komuna edhe më tej do angazhohet që ta përmirësoj gjendjen e përgjithshme të komunitetit Egjiptian në të gjitha fushat.