Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Konfiskohen rreth 30 metra Dru

2011/12/15 - 12:46

Policët e stacionit të Fushë-Kosovës kanë ndërmarrë një aksion kundër shitësve ilegal të druve.

Rreth 30 metra dru të ngarkuara në 3 kamionë dhe 6 traktor janë tani në procedurat e përgatitjes së proceseve rreth këtij rasti që pritet shumë shpejt të dilet me qëndrim përfundimtar si një keqpërdorim i mundshëm i shitjes së druve.

Shitësit nuk kishin leje për punë dhe drutë e prera ishin të pa damkosura kështu u shprehën inspektorët komunal të cilët janë duke u marr me këtë  rast.

Dihet se në qytezën e Fushë-Kosovës ka një treg të ndërtuar sipas standardeve por shumë pak është në shfrytëzim, andaj është ky edhe një paralajmërim se të gjithë shitësit që kanë produkte për të shitur është më mirë që ta shfrytëzojnë këtë treg, kurse shitësit e druve pa leje për shitje dhe pa u damkosur drutë nuk mund të shiten.