Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryesia e Klubit të Karatesë “Fushë-Kosova” u prit në zyrën e kryetarit Burim Berisha

2021/06/03 - 12:42

Udhëheqja e klubit në përbërje Selektori i Federatës së Karatesë Sensei, Isak Curri, trajneri Granit Hykolli, sekretarja Fatmire Gashi dhe anëtari i bordit Bekim Ibrahimi e njoftuan kryetarin Berisha për të arriturat e klubit të karatesë “Fushë-Kosova” në Fushë-Kosovë.

Ky klub  në 5 vitet e fundit radhitet ndër klubet më të mirat në vend.

Me datën 31.05 2021 në Kampionatin e Kosovës, K.K “Fushë-Kosova” u radhit në vendin e parë si klubi më i suksesshëm në vend, me 4 Kampion Shtetëror, 3 Nënkampion dhe 6 të Bronztë gjithashtu me më së shumti medalje të fituara.

Po ashtu dy garueset e K.K “Fushë-Kosova” janë radhitur ndër dhjetë garueset më të mira në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të Karatesë (WKF).

Valza Gashi në kategorinë Cadet +54 Kg është e nënta (9) në ranglistën Botërore të Karatesë, ndërsa Rinesa Osmani në kategorinë Kadet -54 kg është e dhjeta në ranglistën Botërore të Karatesë.

Të dy këto dhe garueset e tjera nga ky klub janë në rrugë të mirë drejt normës Olimpike, dhe synim i tyre është pjesëmarrja në lojërat Olimpike për të rinjë.

Kryetari i komunës na premtoi se do të na ndihmon në garat ndërkombëtare, Evropiane drejt arritjes së normës Olimpike dhe arritjes së rezultateve kulminante.