Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryesuesi i Kuvendit komunal fillon takimet me subjektet politike

2022/01/11 - 3:31

Nga dje kryesuesi i Kuvendit të komunës z.Ali Ismaili, fillojë takimet me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në kuvend. Takimin e parë z.Ismaili e mbajti dje me subjektin më të madh politik  LDK, kurse sot z. Ismaili vazhdoi ti takoj këshilltarët, përfaqësues nga LVV dhe PDK. Në këto takime u bisedua për bashkërendimin e punëve dhe të aktiviteteve gjatë periudhës katërvjeçare gjithnjë për të mirën e qytetarëve të komunës së Fushë Kosovës.

Kuvendi i komunës do të jetë transparent dhe i hapur për të gjitha iniciativat dhe idetë që kanë në fokus zhvillimin dhe përparimin e komunës pa dallime partiake.