Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari Berisha priti KF “Fushë-Kosova”

2021/05/31 - 2:12

Futbollistët e KF “Fushë-Kosova” u pritën sot nga kryetari i komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha.

Qëllimi i takimit ishte inkuadrimi në Ligën e parë të Futbollit, dhe sfidat që e presin këtë klub në sezonin e ri.

Duke ju uruar për suksesin, kryetari Berisha tha se komuna edhe në të ardhmen do të mbështes këtë klub por edhe të gjitha klubet dhe sportistët e komunës së Fushë-Kosovës pa dallim.