Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari Berisha priti në takim ambasadoren e Finlandës znj. Pia Stjernvall

2019/02/26 - 2:42

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall.

Kryetari Berisha e njoftoi ambasadoren Stjernvall me zhvillimet e përgjithshme dhe ato aktuale në Komunën e Fushë-Kosovës. Biseda u përqendrua më shumë te situata e sigurisë, bashkëjetesa dhe projektet zhvillimore të Komunës së Fushë-Kosovës. Me këtë rast, kryetari Berisha e falënderoi ambasadoren Stjernvall për bashkëpunimin dhe ndihmën që i ka dhënë shteti Finlandez Komunës së Fushë-Kosovës, përkatësisht KFOR-i i këtij vendi, si njëri nga segmentet më të rëndësishme kontribuuese gjatë qëndrimit në Fushë-Kosovë.

Nga ana e saj ambasadorja Stjernvall falënderoi kryetarin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore që iu bë, si dhe për informatat e përgjithshme që mori për zhvillimet në Komunën e Fushë-Kosovës.