Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari Berisha priti në takim përfaqësues nga qyteti i Bursës

2015/03/04 - 1:07

Kryetari i Komunës z. Burim Berisha, priti sot në takim Mülayim LALE, Burhanettin ILERI, Emin ATEŞ dhe përfaqësuesë tjerë nga fusha e kulturës, biznesit dhe sportit nga Turqia, përkatësisht nga qyteti Bursa.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të komunës tonë me qytetin e Bursës, në fushën e kulturës, biznesit dhe sportit.

Përfaqësuesit e këtij qyteti u zotuan për thellimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen me komunën tonë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së këtyre fushave.

Përfaqësuesit turq falënderuan Kryetarin Berisha për pritjen e përzemërt dhe theksuan se mbështetja e tyre për komunën e Fushë-Kosovës do të rritet çdo ditë.