Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari Berisha priti në takim pjesëtarë të KFOR-it slloven

2018/11/01 - 4:30

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, ka pritur sot në një takim lamtumirës përfaqësues nga LMT i KFOR-it slloven z. Marko Krajnc dhe z. Rok Tomšič, ku po bëhet ndërrimi i Njësitit të LMT-ve në Komunën e Fushë-Kosovës.

Gjatë këtij takimi Kryetari Berisha të pranishmit i falënderoi për punën dhe kontributin e tyre në ruajtjen e rendit, paqes dhe sigurisë në Komunën e Fushë-Kosovës.

Në fund të takimit të dy palët shkëmbyen dhurata në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e deritashëm në mes tyre. Po ashtu, pjesëtarët e KFOR-it e siguruan Kryetarin, z. Berisha, se po kthehen në vendin e tyre me kujtime të mira nga komuna jonë.