Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari Berisha priti në takim z. Rexhep Gunduz

2018/10/31 - 3:21

Dje, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës,  z. Burim Berisha, priti ne takim veprimtarin e dalluar nga Turqia, z. Rexhep Gunduz.

Gunduz është me origjinë nga Gjilani dhe është veprimtar i dalluar nga Bursa e Turqisë. Ai është iniciator dhe ndërmjetësues i shumë marrëveshjeve midis komunave të Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës me disa komuna të Turqisë. Në Turqi ka kontribuar shumë në identifikimin e fshatrave dhe qyteteve, në të cilat jetojnë shqiptarët që janë shpërngulur me dhunë nga okupatori serb. Po ashtu ka ndihmuar shumë studentë shqiptarë që të shkollohen në Turqi si dhe ka ofruar shërbime për shërimin e pacientëve nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Ai në shoqëri me drejtorin e DKA-së z. Islam Shabani vizitoi edhe Shkollën Teknike në Fushë-Kosovë ku bashkëbisedoi me nxënësit, drejtorin dhe profesorët e kësaj shkolle lidhur me projektet e ardhshme. Kujtojmë se kjo shkollë dhe 4 shkolla tjera janë binjakëzuar me shkollat gjegjëse në Bursa (Turqi).