Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari Berisha uron për ditën e pavarësisë së SHBA-ve

2018/07/04 - 8:09

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha uron të gjithë qytetarët e SHBA-ve me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sinonim i një vendi demokratik ku respektohen të drejtat e qytetarëve pa dallim”, thuhet në urimin e Kryetarit Berisha.

Aty gjithashtu thuhet se “Krijimi i shtetit të Kosovës ishte rezultat i një përpjekjeje të gjatë të popullit të Kosovës për liri e pavarësi dhe mbështetjes së pakrahasueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në momentet më vendimtare për përcaktimin e fatit të Kosovës, gjë për të cilën jemi mirënjohës dhe falenderues”.