Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari Burim Berisha, zgjedhet ‘Kryetari më miqësor për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në nivel vendi’

2018/03/29 - 1:04

Organizata ‘VOICE OF ROMA, ASHKALI AND EGYPTIANS’, së bashku me përfaqësues të Komisionit Evropian në një konkurs të hapur, unanimisht zgjodhën Kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha  ‘Kryetari më miqësor’ në nivel të Republikës së Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për vitin 2018.

Ceremoni të ngjashme organizohen edhe në 7 shtete të tjera të Ballkanit. Kryetarët më të mirë të zgjedhur marrin pjesë në ceremoninë qendrore në Bruksel prej datës 9-12 prill ku do të takohen me përfaqësuesë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim në Komisionin Evropian.

Kryetari Berisha falënderoi për çmimin dhe theksoi që komunitetet: rom, ashkalinj dhe egjiptian janë komunitete shtetformuese që i respektojnë institucionet e Republikës së Kosovës, marrin pjesë në ndërtimin e tyre. Këto komunitete janë të integruar plotësisht në shoqërinë kosovare në të gjitha fushat si: arsim, kulturë, sport, shëndetësi, mjedis, ekonomi, biznes kështu që jeta e tyre po përmirësohet vazhdimisht.