Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës, Burim Berisha, priti në takim përfaqësuesit e fondacionit “Terre des Hommes”

2018/09/06 - 11:59

Sot, më datë 6 shtator, 2018, Kryetari i Komunës, Burim Berisha, priti në takim përfaqësuesit e fondacionit të organizatës  “Terre des Hommes” , organizatë e cila ka bashkëpunim të ndërsjellë me Komunën  e Fushë-Kosovës, gjegjësisht me Qendrën për Punë Sociale, që nga viti 2007.

Funksionimi i saj lidhet ngushtë me mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge, të cilët gravitojnë në kërkim lëmoshe nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës, sidomos në qytetin e Prishtinës.

Takimi i sotëm ishte njoftimi i Kryetarit dhe qëllimet e “Terre des Hommes” në lidhje me  formimin e një të ashtuquajture ”Qendër Ditore – për fëmijët në situatë rruge”  dhe ofrimin e shërbimeve të specializuara.

“Terre des Hommes“ falënderon  Kryetarin për bashkëpunimin e palodhshëm  dhe kontributin  e tij.