Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës priti në takim Kryeshefin e KRU “Prishtina”

2021/06/11 - 1:19

Kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, z. Sokol Xhafa.

Diskutimi u përqendrua te bashkëpunimi mes Komunës dhe KRU “Prishtina”, në veçanti te përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Fushë-Kosovës dhe disa fshatrave, si dhe përmirësimi i rrjetit të kanalizimit dhe trajtimi i ujërave të zeza.

Kryetari Berisha dhe Kryeshefi Xhafa shprehën mbështetje të pa rezervë në implementimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës.