Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës priti në një takim pune zyrtarë të Organizatës “Qatar Charity” me seli në Prishtinë, të përfaqësuar nga Drejtori z. Mahmoud Abbas Shaker

2018/04/26 - 2:46

Në këtë takim u nënshkrua ‘Marrëveshje bashkëpunimi’ në mes të kësaj organizate dhe Komunës se Fushë-Kosovës, ku organizata e lartpërmendur merr përsipër ndërtimin e dy shtëpive të banimit për komunitetet, me hapësirë 44m2, ndërsa Komuna e Fushë-Kosovës do të participojë me vlerë prej 2000 eurove për mobilim për secilën shtëpi.

Komuna e Fushë-Kosovës, si në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen, mirëpret bashkëpunimin me organizatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në realizimin e projekteve të ngjashme, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira të jetesës së qytetarëve të komunës, pa dallime etnie.