Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha uron të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit

2022/11/27 - 8:31

Të nderuar qytetar të komunës së Fushë-Kosovës dhe më gjerë. “Festa e 28 Nëntorit është dita e Flamurit Kombëtar, dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dita më e ndritshme dhe dita më me vlerë e kombit Shqipëtar. Po ashtu kjo ditë na përkujton ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, na përkujton se si duhet sakrifikuar për vendin tonë, andaj më lejoni që në emër të Institucioneve komunale të Komunës së Fushë-Kosovës, si dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj festën e 28 Nëntorit.

Në këtë ditë, çdo shqiptar përcjell nderimet më të mëdha, para qindra e mijëra vajzave, djemve, grave e burrave që u flijuan për liri dhe pavarësi, por amaneti i tyre na obligon të përkushtohemi edhe më shumë në fuqizimin e shtetit dhe kombit tonë. Gëzuar 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar. Zoti ju bekoftë!”, thuhet në urimin e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha.