Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i komunës z.Burim Berisha priti Akademik Shyqri Nimanin

2021/06/04 - 12:30

Akademiku i njohur Shyqri Nimani u pritë sot në një takim miqësor nga kryetari i komunës z.Burim Berisha. Kryetari Berisha e informoi mysafirin e tij për rrjedhat e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës e në veçanti për zhvillimet në kulturë dhe artë që nga periudha e pasluftës e deri më tash.

Nga ana e tij Akademik Nimani pasi u shpreh i kënaqur me pritjen që ju rezervua nga kryetari Berisha tha se ndihet i lumtur që viziton komunën e Fushë-Kosovës dhe informatat që mori për të gjitha zhvillimet.

Në këtë takim të përzemërt, Akademik Nimani i dhuroi kryetarit Berisha tri vëllime të botuara nga ana e tij: ALBANESE – Artistët Shqiptar gjatë Renesancës Italiane, Nëpër Gjemba Drejtë Yjeve dhe 78 ditë bombardime të NATO-së

Të dy bashkëbiseduesit në fund të takimit premtuan bashkëpunim dhe komunikime edhe në të ardhmen.