Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i komunës z.Burim Berisha priti drejtues të lartë të KEK-ut

2020/07/29 - 3:30

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës z.Burim Berisha priti në një takim z.Luigj Imeri u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut i cili shoqërohej nga z.Edmond Nulleshi, Drejtor Ekzekutiv i Shërbimeve Korporative si dhe z.Skender Bucolli – Drejtor për Marrëdhënie me Publikun.

Duke ju dëshirua mirëseardhje mysafirëve, kryetari Berisha falënderoi ata për vizitën dhe shprehu kënaqësinë e tij që drejtuesit më të lartë të KEK-ut po qëndrojnë në Fushë-Kosovë për tu informuar për zhvillimet e përgjithshme por edhe për format dhe mundësitë e bashkëpunimit.

z.Imeri pasi falënderoi për pritjen e ngrohtë që ju bë, tha se qëllimi i vizitës është realizimi i disa projekteve që janë për të mirën e qytetarëve të komunës së Fushë Kosovës. Fokusi i bisedës kryesisht ishte: Projekti i përbashkët për Parkun i cili është në procedura të përbashkëta administrative me Ministritë e Linjës dhe komunat Fushë Kosovë, Obiliq dhe Prishtinë. Për këtë projekt i cili është i financuar nga Banka Botërore e që Qeveria e Kosovës pritet shpejt edhe ta konkretizoj, u dakordua që procedurat të cilat janë në kompetencë të Komunës dhe KEK-ut do të jenë plotësisht të realizueshme.

Temë e bisedës ishte edhe realizimi i disa projekteve tjera duke përfshi projektet për komunitete por edhe mundësinë e angazhimin të një grupi prej 100 të rinjve në trajnime për një periudhë kohore prej 3 muajve me mbulimin e shpenzimeve nga ana e KEK-ut. Njëra nga temat e bisedës ishte edhe furnizimi me ujë të pijshëm në veçanti për banorët e fshatrave Grabovc dhe Bardh i madh. Të dy palët u pajtuan se sa i përket kompetencave të Komunës dhe KEK-ut nuk do të ketë asnjë problem, gjë që tani do të shihen mundësitë e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “PRISHTINA” se sa ata do të kenë mundësi që të kyçin këto dy fshatra në rrjetin e ujësjellësit.

Në fund të takimit kryetari Berisha, në shenjë falënderimi për vizitën por edhe për mbështetjen që ofruan dhe që do të ofrojnë edhe në të ardhmen, drejtuesit të lartë të KEK-ut, z,Luigj Imerit i dhuroi një punim që simbolizon trashëgiminë  kulturore të komunës së Fushë Kosovës.