Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i komunës z. Burim Berisha priti në takim zyrtarë të lartë nga SRP Schneider and Partner’

2021/09/24 - 11:08

Kryetari Berisha priti në një takim znj.Edit Kovacs dhe z.Arian Dragaçina nga “SRP Schneider and Partner”, kompani konsulente e angazhuar si pjesë e studimit të fizibilitetit për projektin e ardhshëm rreth menaxhimit të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike në komunën e Fushë Kosovës dhe të komunave të regjionit, pra Prishtinës, Obiliqit dhe Graçanicës.

Kryetari Berisha ofroi gjithë mbështetjen e komunës për realizimin e këtij projekti afatgjatë që është në interes të qytetarëve të komunës së Fushë Kosovës, kurse znj.Edit Kovacs falënderoi për pritje kryetarin Berisha duke vlerësuar lartë këtë takim.