Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari z. Burim Berisha mirëpret në takim nxënës nga Shkolla Fillore “Lismiri” – Lismir

2018/12/21 - 3:42

Kryetarit i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha priti në takim Drejtoren e Shkollës Fillore “Lismiri” znj.Shemsie Fetahu, arsimtarë dhe nxënës të kësaj shkolle.

Në takim u bisedua për rezultatet e arritura gjatë këtij viti, sfidat dhe mundësitë e avancimit të procesit mësimor.

Kryetari Berisha falenderoi stafin e shkollës dhe nxënësit e pranishëm për angazhimin e tyre duke mundësuar një përmbyllje me sukses të këtij viti shkollor.