Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari, z.Burim Berisha, priti në takim Ambasadorin Norvegjez, z. Jan Braathu

2015/06/09 - 12:30

Ishte një vizitë pune e këndshme ku u bisedua për një vizitë në Norvegji të një grupi të grave të komunës së Fushë-Kosovës dhe më gjerë për të thelluar dhe rritur bashkëpunimin në fushën e biznesit, në ndërtimin e marrëdhënieve më të mira me komunën e Stagnas.

Ambasadori u interesua edhe për marrëdhëniet ndëretnike në komunën e Fushë-Kosovë ku u theksua fakti se në 10 vitet e fundit nuk është regjistruar asnjë ekces ndëretnik.

 

Kryetari falënderoi për takimin dhe shprehi pikëpamjet e zhvillimit dhe transformimit të komunës së Fushë-Kosovës me hapa të vrullshëm, ku u pajtua edhe Ambasadori për një gjë të tillë.

Ambasadori norvegjez premtoi që këtë komunë, si shembull në Kosovë, do ta përkrahë edhe në projekte të tjera të ndryshme.