Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kthehet nga Budva Ansambli i Këngëve dhe i Valleve ‘Zëri i Kosovës’

2019/05/03 - 2:39

Nga data 30 prill deri më 2 maj, në Budvë (Mali i Zi) u mbajt festivali ndërkombëtar i valleve ‘Tradita na Bashkon’, ku shtetet pjesëmarrëse prezantuan para publikut të shumtë koreografi të bukura artistike.

Në skenën e këtij qyteti të vjetër dhe të bukur bregdetar, para një numri të madh të shikuesve në mesin e të cilëve kishte edhe shumë turist, Ansambli nga Fushë-Kosova, si i vetmi përfaqësues nga trojet shqiptare, shkëlqeu me prezantim duke u duartrokitur gjatë nga të pranishmit.

Për pjesëmarrje në këtë festival, si edhe deri më tani, Ansambli ‘Zëri i Kosovës’ u përkrah nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Fushë-Kosovës.