Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kthehet nga Ulqini Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë- Kosova

2018/06/26 - 2:52

Me një përfaqësim evropian, ku prezent ishin shtetet, si: Polonia, Ukraina, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Turqia, Sllovakia, Rumania, Mali i Zi, Serbia, Italia, Sllovenia, dhe Kosova që u përfaqësua me vetëm një Ansambël, e ky ishte “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova, përfundoi Festivali Internacional “D’olcinium Internacional Folk Dance Festiva 5th edition 2018” i cili u mbajt në Ulqin të Malit të Zi.

Pati prezantim të vlerave, kulturave, veshjeve dhe traditave   nga secili shtetet pjesëmarrës, mirëpo Ansambli nga Fushë-Kosova ishte njëri ndër më të pëlqyerit nga të pranishmit. Sepse këtë e vlerësoi publiku i cili brohoriti dhe duartrokiti pa u ndalur për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova për paraqitjen fantastike të  tij për pikat e zgjedhura për këtë festival.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sikurse deri më tani, është ajo që po e mbështetë fuqishëm këtë Ansambël dhe po jep maksimumin që sukseset të jenë pjesë e vazhdimësisë dhe se rezultatet e këtij Ansambli po e bëjnë krenarë jo vetëm Komunën e Fushë-Kosovës por edhe Kosovën në përgjithësi.