Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Lajm nga Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër & Mbrojtje të Mjedisit

2012/05/04 - 9:57

Në bazë të Ligjit nr.03/L-025 për Mbrojtje të Mjedisit, si dhe Ligjin nr.02/L-30 për Mbeturina, duke u bazuar ne statutin e Komunës së Fushë-Kosovës në Nenin 16 alineja e, f, h, Rregulloren Komunale për Ruajtje dhe Mbrojtje te Mjedisit Nr.132(Dt.11.11.2010) në Nenin 7 dhe 8 alineja 8.5 si dhe ne bazë te përgjegjësive qe dalin nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale me kujdes për zbatueshmërinë e ligjeve, Drejtori i Drejtoratit për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit lëshon ketë deklaratë :

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA  REPUBLIC OF KOSOVA

 

KOMUNA E FUSHË –KOSOVËS / OPŠTINA KOSOVO-POLJE/

MUNICIPALI TY OF FUSHË-KOSOVË ,KOSOVO POLJE

_______________________________________________________________________

Drejtoria për Planifikim Urban,

Kadastër & Mbrojtje të Mjedisit

 

 

Nr.________

Dt.    /     2012

Fushë Kosovë

 

Në bazë të Ligjit nr.03/L-025 për Mbrojtje të Mjedisit, si dhe Ligjin nr.02/L-30 për Mbeturina, duke u bazuar ne statutin e Komunës së Fushë-Kosovës në Nenin 16 alineja e, f, h, Rregulloren Komunale për Ruajtje dhe mbrojtje te mjedisit Nr.132(Dt.11.11.2010) në Nenin 7 dhe 8 alineja 8.5 si dhe ne bazë te përgjegjësive qe dalin nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale me kujdes për zbatueshmërinë e ligjeve, Drejtori i Drejtoratit për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit lëshon ketë :

 

 

LAJMËRIM

 

Lajmërohen të gjithë qytetarët që të bëjnë largimin e mbeturinave (plehrave të kafshëve, gurëve ,dhe sendeve tjera) përpara oborreve e që ndodhen ne pronë komunale, pasi qe të njëjtat po e prishin mjedisin përreth duke krijuar erëra te këqija si dhe duke e prishur imazhin qytetar.

 

Personat e lart cekur obligohen që në afat ligjor prej 5 ditësh të largojnë vetë mbeturinat dhe t’i dërgojnë ne deponi të caktuar.

 

Punët inspektuese do të realizohen për çdo ditë pune nga Inspektorati mjedisor Komunal.

 

Për mos respektim të largimit të mbeturinave për personat e caktuar do të merren masat e parapara me ligj dhe me rregullore komunale.

 

Drejtori i Drejtoratit:

_________________

Mr.sc Abdulla Prebreza