Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Largohen mbeturinat e pa përdorshme

2023/01/27 - 10:00

Për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave të pa përdorshme si mobile të vjetra, sanitari etj, këto ditë dy ekipe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike po punojnë në mënyrë intensive që ti heqin ato.

Apeli ynë për qytetarët që datat e hedhjes së këtyre mbeturinave të jetë në fillim të çdo muaji, përkatësisht nga data 1 deri 5 e secilit muaj, po respektohet gjë që e bënë më të lehtë punën e shërbimeve tona.