Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Largohen shtatë deponi ilegale të mbeturinave

2021/06/03 - 10:22

Komuna e Fushë-Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, në mënyrë të vazhdueshme po merret me menaxhimin e çështjeve mjedisore, sidomos me implementimin e projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Në lagjet “028” dhe “029” në Fushë-Kosovë, të cilat janë kryesisht me banorë të  komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, janë larguar katër deponi ilegale, ndërsa në Lismir është larguar një deponi ilegale te ura dhe në rrugën ”Meshari” te lumi Sitnica ku janë larguar sasi të mëdha të mbeturinave.

Në vazhdimësi kërkojmë mirëkuptim nga banorët që së bashku të kujdesemi për një mjedis të pastër dhe të mos krijojmë pika të reja të grumbullimit të mbeturinave ilegale.