Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Marrëveshje Mirëkuptimi në mesë të MPMS-së, Komunës së Fushë-Kosovës dhe Grupit Parlamentar 6+

2018/07/27 - 2:33

Në një ceremoni rasti Sekretari i MPM-së z, Izedin Bytyqi, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha dhe nga Grupi Parlamentar 6 + z. Danush Ademi, nënshkruan Marrëveshjen për financimin e projektit “Mbështetje Komuniteteve”.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është ndërtimi i 25 shtëpive për komunitetin ashkalinj dhe 3 shtëpi për komunitetin rom në Komunën e Fushë-Kosovës.

Nënshkruesit e kësaj Marrëveshje deklaruan se pritet që shumë shpejt të fillojnë procedurat për implementimin e këtij projekti.

Me ndërtimin e këtyre shtëpive këto komunitete do të zgjidhin problemin e banimit si një segment mjaft i rëndësishëm për ta.