Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Marrëveshje mirëkuptimi për kryerjen e shërbimeve të varrimit

2012/04/19 - 9:59

Komuna e Fushë-Kosovës, në bazë të vendimit 278, të datës 30.03.2012, autorizon dhe i jep në përgjegjësi Këshillit të Bashkësisë Islame në Fushë-Kosovë kryerjen e shërbimeve të varrimit në tërë territorin e komunës së Fushë-Kosovës.
Ky këshill obligohet që të kryej shërbimet e varrimit përfshirë:

Hapjen e varrit, pëlhurën për mbështjelljen e kufomës, piramidën me mbishkrim, transportin e kufomës nga shtëpia në xhami dhe varreza, pastrimin e kufomës, kryerjen e ritualeve të varrimit dhe mbulesa e cila vendoset mbi kufomë.

Marrëveshje mirëkuptimi për kryerjen e shërbimeve të Varrimit

Datë: 19.04.2012
 

Komuna e Fushë-Kosovës, në bazë të vendimit 278, të datës 30.03.2012, autorizon dhe i jep në përgjegjësi Këshillit të Bashkësisë Islame në Fushë-Kosovë kryerjen e shërbimeve të varrimit në tërë territorin e komunës së Fushë-Kosovës.
Ky këshill obligohet që të kryej shërbimet e varrimit përfshirë:
Hapjen e varrit, pëlhurën për mbështjelljen e kufomës, piramidën me mbishkrim, transportin e kufomës nga shtëpia në xhami dhe varreza, pastrimin e kufomës, kryerjen e ritualeve të varrimit dhe mbulesa e cila vendoset mbi kufomë.

Komuna e Fushë-Kosovës, në bazë të kësaj marrëveshjeje, merr për obligim pagesën e shërbimeve të parapara me nenin 2 të Marrëveshjes, ndërsa qytetarët bartin përgjegjësinë e pagesës së anëtarësisë së KBI-së si dhe shërbimet shtesë që nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Komuna e Fushë-Kosovës paguan shumën e specifikuar në ofertën e ofruar nga KBI Fushë-Kosovë dhe atë sipas ofertës.