Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Mbahet dëgjimi i dytë publik rreth planifikimit të buxhetit për vitet 2021-2023

2020/07/24 - 3:04

Komuna e Fushë-Kosovës në vazhdën e realizimit të projekteve aktuale ka planifikuar edhe realizimin e projekteve të reja, të dobishme dhe me interes për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.

Gjatë takimit të sotëm, në dëgjimin e dytë publik me qytetarë, Ramadan Jashanica – Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa shpalosi projekte të një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.

Të pranishmit shtruan pyetje dhe paraqitën disa kërkesa nga të cilat veçohen: kyçja e disa rrugëve nga Fushë-Kosova, por edhe nga fshatrat në rrugën M/9, rregullimi i infrastrukturës dhe hapësirave të gjelbëruara pran shkollës “Selman Riza”, furnizimi nga sistemi i ujësjellësit me ujë të pijshëm për banorët e fshatit Harilaq etj.

Drejtori për Buxhet dhe Financa duke iu përgjigjur kërkesave të pranishmëve tha se “gjatë planifikimeve tona po hasim në vështirësi sepse dihet se ne marrim buxhet sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, andaj edhe po na shfaqen probleme në veçanti në arsim dhe në shëndetësi, por kjo nuk do të na ndal në realizimin e synimeve tona të përbashkëta”!