Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Mbahet dëgjimi i parë me qytetarë në sallën e Kuvendit të Komunës

2015/07/03 - 12:37

Sot, më datë 03 korrik, 2015, me fillim në ora 10, Drejtoria e Financave dhe Buxhetit mbajti debatin e parë buxhetor me qytetarë dhe të gjitha grupet e interesit për hartimin buxhetor 2016-2018, ku Drejtori i Financave, z.Ramadan Jashanica dhe Shefi i Planifikimit të Buxhetit, z.Bardhyl Koiçiçi, i njoftuan të pranishmit për Kornizën Afatmesme Buxhetore duke përfshirë grandet qeveritare dhe të hyrat vetjake që janë të parapara në këtë Kornizë, e që në veçanti u ndalën tek tabela 4.2 – investimet kapitale, në të gjitha fushat e parapara.

U debatua gjatë për kërkesat, nevojat dhe brengat e qytetarëve dhe këto brenga të qytetarëve u morën parasysh për të vazhduar me hapat e mëtutjeshëm në debatet tjera që janë të parapara të mbahen më datë: 31 korrik, 2015, me fillim në ora 10 dhe më datë 21 gusht, 2015, me fillim në ora 10, deri në hartimin përfundimtar të planifikimit të buxhetit 2016-2018.

Përveç brengave, qytetarët patën shumë falënderime për punët e kryera nga Komuna e Fushë-Kosovës.