Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Mbahet Sesioni informues dhe trajnues për zhvillimin e bizneseve

2019/01/30 - 3:33

Në sallën e Kuvendit të Komunës në Fushë-Kosovë u mbajt sesioni informues dhe trajnues për lansimin e skemës së granteve nga MZHR. Ky session është organizuar dhe prezantuar nga stafi i AZHR Qendër dhe Drejtoria Komunale e Zhvillimit Ekonomik.

Drejtori  i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Fushë-Kosovës, z. Ekrem Berjani, në fjalën e rastit theksoi se këto grante janë mundësi e mirë për nisjen dhe rritjen e biznesit, andaj bëri ftesë qe secili që ka ide dhe zanat pune të aplikoj për skemën e tyre.