Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Me rastin e vitit të ri 2019, kryetari i komunës së Fushë-Kosovës Burim Berisha ka uruar të gjithë qytetarët

2018/12/31 - 10:22

Në mesazhin e urimit të kryetarit të komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha thuhet:

“ Në emër të gjitha institucioneve të komunës së Fushë-Kosovë, ju uroj festën e Vitit të Ri 2019, duke ju dëshiruar paqe, mbarësi, mirëqenie, lumturi e harmoni në familjet tuaja.

Në këtë çast kremteje ne të gjithë duhet të jemi më afër njerëzve që u duhet ndihma, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dashuri dhe kujdes”.

Gëzuar 2019 !