Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Menagjimi i mbeturinave

2022/05/12 - 3:12

Mbeturinat paraqesin probleme mjedisore, përhapin sëmundje ngjitëse epidemike, ndotin tokën, ujin, etj. Me qëllim të ngritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve dhe rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve, Komuna e Fushë-Kosovës në bashkëpunim me OJQ “Vois of RAE” ka bërë furnizimin dhe shpërndarjen e 330 kontejnerëve plastik, 120 litra, për komunitetet RAE në lagjet “028” dhe “029” të Fushë-Kosovës.