Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Mesazh i kryetarit Burim Berisha me rastin e Vitit të Ri

2020/12/31 - 3:08

Të nderuar qytetarë të komunës së Fushë Kosovës
Viti 2020 ka qenë vit i jashtëzakonshëm që pandemia dha efektet e veta të rënda. I kemi humbur 30 qytetarë, por që janë shpëtuar mijëra jetë. Në këtë ditë, dëshiroj t’i falënderoj profesionistët shëndetësorë për guximin profesional dhe përkushtimin në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Këtë vit aq të vështirë po e përmbyllim si një vit të suksesshëm në realizimin e objektivave tona, në të gjitha planet, e që kanë të bëjnë me investime në ngritjen e cilësisë së jetës, standardit dhe mirëqenies së përgjithshme. Me angazhim dhe përkushtim të vazhdueshëm edhe gjatë vitit 2021 do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët në rrugën e realizimit të projekteve për zhvillimin e gjithmbarshëm, për jetë më të mirë për çdo qytetar të komunës sonë. Me dëshirën që viti që po vjen t’i përmbushë të gjitha pritjet tuaja, uroj që të jetë vit i shëndetit, mirëqenies, harmonisë dhe paqes mes nesh!
Gëzuar e me fat Viti i Ri 2021!