Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Mesazh urimi i kryetarit z.Burim Berisha për Festën e Kurban Bajramit

2020/07/30 - 11:40

Të dashur qytetarë të besimit Islam të komunës së Fushë-Kosovës:

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe të komunës së Fushë-Kosovës t’ju uroj Festën e Kurban Bajramit e cila është festë e sakrificës për të mirën që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i gjithë mirësive njerëzore dhe kombëtare.

Në këto ditë të vështira që po kalon njerëzimi në mbarë botën për shkak të pandemisë COVID-19, lutemi për shëndet, solidaritet dhe të mira për të gjithë.

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar,  vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Kurban Bajrami!”.