Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Mesazhi i Kryetarit Berisha për festën e Kurban Bajramit

2022/07/08 - 9:24

Të nderuar qytetarë të besimit Islam të Komunës së Fushë-Kosovës,

“Në emër të Komunës së Fushë-Kosovës dhe në emrin tim, të gjithë besimtarëve muslimanë ju uroj festën e Kurban Bajramit.

Duke kujtuar se kjo festë është simbol i sakrificës për Zotin, na jep mesazhin se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive universale, njerëzore dhe kombëtare.
Kjo ka kuptim shumë të madh dhe mesazhi që jap sot, për të gjitha ditët që do të vijnë është që logjika, arsyeja e toleranca të mbizotërojë mbi injorancën, arrogancën dhe mungesën e vullnetit.
Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit, më afër familjarëve, të dashurve dhe duke qenë kështu solidar, ne jemi edhe më afër Zotit.
Janë pikërisht këto festa që na rikthejnë dhe na përkujtojnë vlerat e gjirit familjar, vlera këto në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.
Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni”.

Urime festa e Kurban Bajramit.