Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Mesazhi i Kryetarit Berisha për festën e Kurban Bajramit

2021/07/19 - 12:50

Qytetarë të Besimit Islam të komunës së Fushë-Kosovës

“Në emër të Komunës së Fushë-Kosovës dhe në emrin tim, të gjithë qytetarëve të besimi myslimanë ju uroj festën e Kurban Bajramit, e cila është ditë e sakrificës për të mirën, që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare.
Kjo ka kuptim shumë të madh dhe mesazhi që jap sot, për të gjitha ditët që do të vijnë është që logjika, arsyeja e toleranca të mbizotërojë mbi injorancën, arrogancën dhe mungesën e vullnetit.
Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.
Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.
Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni”.

 

Urime Kurban Bajrami