Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Mesazhi i kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, me rastin e fillimit të vitit të ri mësimor 2020/2021

2020/09/14 - 12:42

Të nderuar nxënës, mësimdhënës e prindër:

Sot, më 14 shtator, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Fushë-Kosovës fillojnë procesin mësimor në masat dhe kushtet e kërkuara.

Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021, në komunën tonë janë bërë me kohë. Shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës janë të gatshme për fillimin e procesit mësimorë sipas udhëzuesve, protokolleve dhe manualeve zyrtare të hartuara nga MASH, MSH dhe IKSHPK. Është bërë dezinfektimi i të gjitha shkollave, janë vendosur shenjat, pajisjet mbrojtëse ndaj Covid-19 – termometra infrared, sapunë e dezinfektues.

Janë krijuar Task Forca në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës.

Apeloj tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes për fëmijët e tyre, në rast se ju paraqitet ndonjë problem shëndetësorë të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë dhe të njoftojnë përgjegjësit e shkollës.

Gjithashtu gjatë dërgimit të fëmijëve në shkollë të vendosin maskat dhe të mbajnë distancën konform rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK, MSH dhe MASH.

Urime dhe suksese!