Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Mesazhi i urimit nga kryetari i komunës Burim Berisha për Fitër Bajramin

2022/05/01 - 6:28

Të dashur qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës

Të dashur vëllezër dhe motra të besimit islam, sot  përmbyllet muaji i shenjtë i Ramazanit, andaj  më lejoni të uroj të gjithë agjëruesit e këtij muaji, agjërim të pranuar ku përmes sakrificës tuaj, ju jo vetëm që keni plotësuar një ndër detyrimet e urdhrit hyjnor, por përcollët mesazhin se besimi është mbi të gjitha devotshmëri, përmes të cilit përçohet durimi, falja dhe bashkimi.

Në  prag të Fitër Bajramit një mesazh të veçantë kam për të gjithë besimtarët mysliman, dhe jo vetëm. “Qoftë kjo festë, dita e shpërblimit për veprat tuaja të mira në respekt të besimit dhe të krijuesit të gjithësisë”.

Ne të gjithë kemi nevojë për paqe, dashuri dhe tolerancë, ndaj nën shembullin që na sjell mesazhi i Fitër Bajramit,  uroj më të mirën për çdo banorë të qytetit të Fushë-Kosovës.

Gëzuar Fitër Bajramin, festat e gëzimet qofshin gjithnjë pjesë në familjet tuaja!