Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Shala, qëndroi në komunën e Fushë-Kosovës

2015/02/24 - 9:49

Kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, me bashkëpunëtorë, priti Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Shala.
Kryetari Berisha, pasi i uroi marrjen e detyrës në postin e Ministrit dhe i dëshiroi mirëseardhje z. Shala, e informoi atë për rrjedhat e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës.

Tema e diskutimit kryesisht ishte e orientuar në realizimin e shumë projekteve që kanë të bëjnë më kulturën dhe sportin. Ministri Shala e përgëzoi Kryetarin Berisha për punën e jashtëzakonshme që po bën në krijimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë e komunës së Fushë-Kosovës dhe njëherësh premtoi se ndihma dhe mbështetja për këtë komunë do të jetë gjithsesi një nga prioritetet e Ministrisë që ai drejton.